35 nxënës të shkollës anekse “Zenepe Miftari” në fshatin Çerenec i Poshtëm në Bulqizë detyrohen që për nevoja personale të shkojnë në shtëpi apo të përdorin natyrën përreth godinës. Shkolla në fjalë ndonëse ka kushte të mira për mësimnxënie, ka mungesë të nyjeve sanitare, duke u kthyer në problemin më të madh të fëmijëve nga kopshti deri në klasën e pestë. Vetë fëmijët tregojnë se për nevojat e tyre, ata detyrohen të shkojnë në shtëpi kush i ka afër e të tjerët të përdorin ambjentet përreth.

Për prindërit e nxënësve që frekuentojnë këtë institucion arsimor, gjendja është e papranueshme në vitin 2020. Ata thonë se kërkesat e tyre ndaj pushtetit vendor, kanë rënë në vesh të shurdhër. Nga ana tjetër, prindërit shprehen se për këtë problem kanë vënë në dijeni edhe Zyrën Vendore Arsimore Bulqizë.

Fëmijët e këtij aneksi shkollor, pavarësisht kushteve të motit, ata përdorin natyrën për nevojat e tyre.