Dita e sotme është shoqëruar me një sërë aktivitetesh në nderim të “31 Korrikut” të vitit 1943. Pas ceremonisë zyrtare të mbajtur pranë muzeut historik Mat, aktivitetet e tjera ishin të stacionuara në parkun “Mbretëresha Geraldinë”. Që në orën 10:00 u bë hapja e panairit artizanal, bujqësor, blektoral me pjesmarrës të ardhur jo vetëm nga Mati por edhe nga Dibra e Mirdita. Në këtë panair pjesmarrësit u njohën me produktet e ekspozuara përgjatë rrugës kryesore në brendësi të parkut. Për të parë nga afër panairin ishte Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, shoqëruar nga deputetja Aurora Mara, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, nënprefekti i Matit Hasan Pasha etj. Kryebashkiaku Malaj tha se se aktivitetet në nderim të kësaj ngjarje të shënuar do të vijojnë edhe me datën 1 Gusht.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se kryengritja e 31 Korrikut të vitit 1943 është një ngjarje e madhe jo vetëm për Matin por gjithë Shqipërinë.
Deputetja Aurora Mara u shpreh se është detyrë që këto data si e sotmja të mbahen gjallë e të transmetohen ndër breza.
Veç panairit, pati edhe aktivitete për fëmijë si shfaqje e teatrit të kukullave për fëmijë nga trupa e teatrit kombëtarë si dhe performancë cirku. Aktivitetet e ditës së sotme do të mbyllen në mbrëmje me koncertin festiv të Ansamblit të Matit dhe Qendrës