Ka nisur puna për ndërtimin e aneksit të stadiumit “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.
Firma e cila ka fituar zbatimin e këtij projekti ka filluar punë për sistemimin e fushës, hapjen e kanaleve dranazhuese për t’i hapur rrugë hedhjes së shtresave të nevojshme me materiale interte.

Aneksi i stadiumit “Liri Ballabani” do të zgjidhë përfundimisht një problem gangrenë për skuadrën matjane të futnollit, sëcilës i mungonte një ambjent stërvitje.

Tapeti i kësaj fushe do të jetë sintetik, dhe do të jetë multifunksionale pasi do të ketë edhe kalçeto.

Ngritja e ekipeve zinxhirë do të bëjë që edhe të rinjtë që duan futbollin të kenë kushte dhe ambjente më të mira stërvitjeje.

Punimet në këtë aneks pritet të mbyllen brenda 4 muajve.