Ky është Ndue Zefi, banorë i fshatit Shkopet i cili prej 10 vitesh është i izoluar si pasojë e prishjes së urës që e lidhte fshatin me rrugën nacionale. Zefit i është dashur të ecë dy orë në këmbë malit për të dalë në rrugën nacionale, ku do të merrte furnizmin me ushqime. Ai tregon se vetëm burrat dalin nga fshati pasi nuk ka rrugë në mal dhe kalimi është shumë i rrezikshëm, për gratë e fëmijët. Për shkak të rrugës së gjatë, Zefi ka marrë bukë me vete pasi ecja malit është shumë e lodhshme. Ndue Zefi shprehet se kjo problematikë i shoqëron prej 10 vitesh e instancat vendore e ato shtetërore, nuk e morën kurrë mundimin për rindërtimin e urës së prishur.
Gjatë muajve të verës banorët e Shkopetit përdorin fuçia për të dalë nga njëra anë në tjetrën, por për shkak të shtimit të lumit Mat, në këtë periudhë është e pamundur të kalohet me fuçija.