Rekamë

Hije skandali dhe dyshime të forta ngrihen mbi menaxhimin e fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Sëfundmi një shifër e fryrë dhe aspak normale është zbuluar se është akorduar për ndërtimin e portalit që do të përdoret për aplikim nga qytetarët që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti. 19. 4 milionë të reja apo 194 milionë lekë të vjerta janë akorduar me vendim qeverie për ngritjen e këtij portali, të cilin vetë qytetarët e prekur nga tërmeti e kontestojnë për faktin se nuk mund ta aksesojnë. Vendimi i qeverisë, i publikuar ne fletoren zyrtare, ngarkon AKSHI-n, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që të nis procedurat për ngritjen e protalit. Fondi total prej 19 440 360 sipas vendimit, do të përballohet nga fondet e mbledhura për programin e rindërtimit. Nga ky fond 18 360 360 lekë shkojnë si shpenzime kapitale me financim të brëndshëm dhe 1 080 000 në zërin shpenzime operative dhe mirmbajtje. Nuk dihet si janë llogaritur kostot për ndërtimin e këtij portali apo nëse do të konsumohet i gjithë fondi i akorduar, por kjo shifër sipas konsultave me ekspertë të fushës është disa herë më e lartë se kostoja që mund të ketë ndërtimi i një portali të till.