Laert Miraku

Ahmet Zogu është një nga shqiptarët më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Mbret, president, kryeministër dhe ministër i Brendshëm, për 20 vjet ai dominoi politikën shqiptare në të gjitha aspektet duke mbajtur detyrat më të rëndësishme dhe duke patur një pushtet absolut.

Por pak ose aspak e dinë se për çfarë është vlerësuar zyrtarisht Ahmet Zogu në Shqipëri dhe jashtë saj. Skënder Zogu, nipi i tij, djali i vëllait që jeton në Francë ka publikuar në faqen e vet në Facebook një fotografi të rrallë të ngjyrosur në të cilët Ahmet Zogu është i veshur me uniformë ushtarake dhe në gjoks mban shumë dekorata.

Por çfarë dekoratash mbante mbreti dhe për çfarë është vlerësuar ai Brenda dhe jashtë mbretërisë së vet? Janë gjithsej 17 urdhra, yje dhe kryqe për të cilat ai ishte vlerësuar nga autoritete dhe personalitete në vend dhe jashtë. Nga këto ai është vlerësuar me 5 dekorata në Shqipëri, 3 në Itali, 2 në Rumani, 1 në Egjipt, 1 në Francë, 1 në Greqi, 1 në Serbi, 1 në Çekosllovaki, 1 në Holandë, 1 në Greqi dhe 1 në Poloni. Më poshtë po i rendisim të gjitha që lidhen me fotografinë që po publikojmë.

Urdhrat që mban Mbreti Zog në këtë fotografi janë:

Në qafë:

1.Kalorës i Urdhrit të Anunciates më të Shenjtë (Itali)

2. Koljeri i Madh i Urdhrit të Karolit (Rumani)

3.Medaljoni i Urdhrit te Trimërisë me Merite Ushtarak (klasës “Hero”) (Shqipëri)

4. Koljeri i Madh i Shqipërisë (Shqipëri)

Në gjoksin e djathtë:

1.Ylli i Madh i Urdhrit të Trimërisë me Meritë Ushtarak (klasës “Hero”) (Shqipëri)

2.Ylli i Madh i Urdhrit të Skënderbeut (klasës Kordon i Madh me Yll) (Shqipëri)

  1. Ylli i Madh i Urdhrit Besa (klasës Kordon i Madh me Yll) (Shqipëri)

Në gjoksin e majtë:

  1. Ylli i Madh i Urdhrit të Muhamad Ali- ut (klasës Kalorës) (Egjipt)
  2. Kryqi i Madh i Urdhrit të Karolit (Rumani)
  3. Kryqi i Madh i Legjionës së Nderit (Francë)
  4. Kryqi i Madh i Urdhrit të Shpëtuesit (Greqi)
  5. Kryqi i Madh i Urdhrit të Yllit të Karaxhorxhë-s (Serbi)
  6. Kryqi i Madh i Urdhrit të Shqiponjës së Bardhë (Poloni)
  7. Kryqi i Madh i Kaloresit të Urdhrit të Kurorës së Italisë (Itali)
  8. Kryqi i Madh i Urdhrit të Luanit te Bardhë (Çekosllovaki)
  9. Kryqi i Madh i Kalorësit të Urdhrit të Shën Mauritit dhe Lazarit (Itali)
  10. Kalorës i Urdhrit të Luanit të Artë të Familjes Nasau (Holandë)