Rreth 1500 banorë të fshatrave Rabdisht, Bellovë, Zagrad dhe Cerjan në njësinë administrative Melan në Bashkinë e Dibrës përballen çdo ditë me gjendjen e rënduar të rrugës së tyre, që i lidh me qytetin e Peshkopisë.
Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e këtyre fshatrave thonë se në rrugë nuk investohet prej afro 5 vitesh. Ata shprehen se dikur kur njësia ishte komunë më vete, rruga mirëmbahej shumë mirë dhe ishte paproblem e kalueshme, ndërsa me bashkinë e madhe askush nuk është interesuar për të që nga viti 2015.
Në shumë vende rruga është e kalueshme vetëm për makinat e larta si fuoristradat dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. Në fushata elektorale sipas banorëve iu është premtuar ndërhyrje dhe hidhet ndonjë makinë zhavor, ndërsa më pas askush nuk kujtohet më për ta.
Banorët papralajmërojnë se nuk do të lejojnë asnjë kandidat për kryetar bashkie që tju kërkojë votën, pa rregulluar më parë rrugën.