Pandemia COVID-19 nuk la pa prekur as sektorin e mediave në vendin tonë, ku kriza e bizneseve reflektohet në më pak reklama dhe rrjedhimisht në më pak të ardhura. Kështu shumë prej drejtuesve të mediave në vend e kanë gjetur veten në vështirësi për të paguar stafi e tyre dhe kanë përdorur garancinë sovrane të qeverisë për të marrë kredi me interesa të subvencionuara me qëllim që të mund të paguanin punonjësit dhe të mos shkurtonin vende pune.

Kështu sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, 15 media në vend të kategorive të ndryshme, kanë marrë në total një vlerë kredie prej rreth 2 milionë euro, duke paguar kështu pagat për 1396 punonjës gjatë periudhës së pandemisë. Në total, 504 subjekte kanë përfituar nga garancia sovrane 1 me një vlerë prej 6 miliardë lekësh, duke paguar kështu pagat për rreth 51 mijë punonjës. Ky instrument ishte i dedikuar vetëm për pagat e punonjësve dhe në total u vunë në dispozicion 11 miliardë lekë/