Pas Malit të Zi edhe Sllovenia e ka future Shqipërinë në listën e kuqe. Ky vendim është marrë nga qeveria vendase pasi në Shqipëri çdo ditë është duke u rritur ndjeshëm numri i të infektuarve nga Covid-19.

Të gjithë personat që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Sllovenisë do të duhet të karantinohen për 14 ditë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë sllovene, Jelko.

Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet e listës së kuqe“.- tha ai duke shtuar se ky vendim do të hyjë në fuqi që ditën e nesërme.

Autoritetet sllovene bënë me dije se në listën e kuqe përfshihen të gjitha shtetet që raportojnë më shumë se 40 raste të reja me Covid-19 për 100 mijë banorë.

Burimi gazeta fjala