Abuzimi me të miturën, qindra vetë protestojnë në Tiranë

Share

Qindra qytetarë organizuan këtë pasdite një tubim në kryeqytet për të dënuar dhe kundërshtuar dhunën ndaj të miturve, nisur nga rasti më i fundit ku një roje shkolle, 65-vjeçar, kishte përdhunuar një nxënëse 15-vjeçare.

Tubimi nisi në Sheshin “Nëntë Tereza”, më pas pjesëmarrësit, të cilët mbanin pankarta të ndryshme në duar, marshuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në Sheshin “Skënderbej”.

Në protestë morën pjesë edhe shumë personazhe publikë, këngëtarë, artistë, gazetarë dhe aktivistë të ndryshëm.

Read more

Local News