Familjet me të ardhura të pakta ekonomike janë ato të cilat gjenden në vështirësi për të festuar si gjithë të tjerët festën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë që veç institucioneve ka biznesmen të ndryshëm që mendojnë për këta familje. Për tu mundësuar sadopak një festë normale, biznesmeni matjan që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Valteri ka financuar 100 pako me produkte të shportës për familjet me të ardhura të pakta ekonomike në Bashkinë e Matit. Përzgjedhja e këtyre familjeve është bërë nëpërmjet Zyrës së Shërbimit Social pranë Bashkisë së Matit, të cilët kanë identifikuar familjet me ndihmë dhe në vështirësi ekonomike. 100 pakot janë shpërndarë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Matit, ndërsa Administratori i Njësisë Administrative Baz, Eduart Cakoni falenderoi donatorin Fatos Valteri që bëri të mundur sigurimin e këtyre pakove.
Kjo nuk është hera e parë që sipërmarrësi me banim në Amerikë, Fatos Valteri bën donacione për familjet në vendlindjen e tij nevojë në Mat.