Me 14 Shkurt të këtij viti familja Tola nga fshati Ostren i Bulqizës humbi tre anëtarë të saj. Bashkëshortja e Ylberit, vajza e madhe dhe djali humbën jetën në rrethana misterioze, ndërsa e vetmja e mbijetuar ishte vajza e vogël 16 vjeçe. Për herë të parë, Ylber Tola ka folur për këtë ngjarje ku kërkon nga organet kopetente të zbardhin të vërtetën se nga çfarë e humbën jetën 3 anëtarët e familjes së tij.
Të njëjtin apel bën edhe daja i Ylberit, Ali Muça. Ky i fundit kërkon që familja e nipit të tij të dijë të vërtetën se si humbi tre anëtarët.
Rajmonda Tola 40 vjeç, djali i saj Fatjoni 14 vjeç si dhe vajza e madhe Rudina 19 vjeçe u konstatuan të pajetë par5aditen e 14 Shkurtit të këtij viti nga kunata e Rajmondës. Ndërkohë vajza tjetër, 16-vjeçarja Merita Tola, ishte ende gjallë si dhe mbijetoi pasi u transportua në spital. Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për këtë ngjarje e cila fillimisht u dyshua se u shkaktua nga rrjedhja e gazit më pas helmim nga ushqimi e një tjetër version ishte asfiksia nga monoksidi i karbonit. Por edhe pse kanë kaluar kaq muaj, familjarët ende nuk e dinë të vërtetën.