10 mjete të reja i janë shtuar flotës së mjeteve të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Matit. Mjetet janë vendosur për momentin pranë ish ndërmarrjes së rrugëve rurale ku dhe janë stacionuar mjetet e tjera. Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se me mbërritjen e këtyre mjeteve, tashmë do të nisë puna në të gjitha rrugët rurale për t’i përmirësuar, në mënyrë që banorët të mos kenë vështirësi në qarkullimin e tyre drejt qytetit të Burrelit. Veç mjeteve për ndërhyrje në kanale apo pastrimin e rrugëve nga dëbora gjatë stinës së dimrit, bashkisë së Matit i është shtuar edhe një mjet tjetër zjarrfikës, për të rritur kapacitetet e këtij shërbimi në mbrojtjen e pyjeve apo nevojave të tjera të rënies së zjarreve. Me mjetet e fundit, tashmë Drejtoria e Shërbimeve do të ketë në dispozicion rreth 20 mjete të cilat do të punojnë në sektore të ndryshme, si në rrugë, vepra vaditëse etj.