10 Ambasadorë të rinj për paqen, në Mat
Më 19 maj 2026, Këshilli i Paqes Mat, në bashkëpunim me Bashkinë Mat, organizoi në sallën e Pallatit të Kulturës "Shefqet Doda" veprimtarinë me temë “Njerëz që ndërtojnë paqe”, ku morën personalitete të qytetit të Burrelit, drejtues institucionesh, Ambasadorë për Paqe dhe të ftuar të veçantë. Veprimtaria u moderua nga Kryetari i Federatës së Paqes Universale të Shqipërisë, gazetari dhe moderatori Defrim Methasani, i cili falenderoi Bashkinë Mat për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti. Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni dhe deputeti Agron Malaj përshëndetën aktivitetin. Më pas përshëndetën në emër të Këshillit të Paqes Mat Elisa Gjasta dhe Presidenti i Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme, Jacques Marion: Atmosferë të veçantë krijoi grupi artistik i vajzave dhe këngëtarja Jola Muça, përmes performancave emocionuese që u mirëpritën nga të gjithë pjesëmarrësit. SINK… INTERPRETIMET Në fund u bë edhe dorëzimi i Certifikatave “Ambasador për paqen”, Altin Bojni – Kryetar i Bashkisë Mat, Hasan Pasha – Nënprefekt i Matit, Engjellushe Gjoka – mjeke, Zenepe Dedja – mësuese dhe Lumturie Barhani – psikologe, Myrvete Vata – mësuese, Bajram Canameti – shkrimtar, gazetar dhe publicist, Sanie Meta – infermiere dhe aktiviste shoqërore, Rustem Molla – sekretar i Kryqit të Kuq në Mat, Kristina Tanku – specialiste në Bashkinë Mat. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të institucioneve qëndrore në nivel vendor të qarkut Dibër.