Në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u organizuan aktivitete të ndryshme festive nga shkollat e Matit. Mënyrat e të festuarit ishin të ndryshme ku një pjesë zgjodhën ambjentet e brendshme të kopshteve, një pjesë tjetër festuan jashtë. Fëmijët e Kopshtit Numër 2 në Burrel ju gëzuan kësaj feste, me këngë recimtime e valle.

Ndërkohë, nxënësit e shkollave 9-të vjeçare të qytetit të Burrelit dhe një pjesë e kopshteve, zgjodhën mjediset e hapura. Nën kujdesin e edukatoreve dhe mësuesve të tyre, fëmijët festuan në natyrë të hapur. Një pjesë e madhe zgjodhën hapsirat e gjelbra të Parkut “Mbretëresha Geraldinë” ku u argëtuan me lojëra të ndryshme. Ndërsa të tjerë mësues apo fëmijë, zgjodhën hapsirat e gjelbra jashtë qytetit të Burrelit, duke festuar në forma të ndryshme.