[wordads]
Në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të vendit nga okupatori nazi-fashist në bazë të një planifikimi të bërë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Zyra Vendore Arsimore Mat ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme në të gjithë Bashkinë Mat. gjatë këtyre ditëve janë zhilluar konkurse në histori, Letërsi, muzikë dhe sporte.
Ndërkohë këtë të premte u zhvilluan edhe finalet në Volejboll, basketboll e futboll. Specialistja pranë ZVA Mat, Ermira Hajdari tha se finalet e kësaj të premteje kanë mbyllur aktivitetet në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të vendit.
Aktivitetet në nder të jubileut të çlirimit të Shqipërisë pritet të vazhdojnë edhe nga institucione të tjera, deri në fund të këtij muaji.