Zjarret në qarkun e Dibrës nuk ndalen, flakët i afrohen banesave. Rreth 100 forca në terren, ndërhyhet edhe nga ajri
Vijojnë edhe gjatë ditës së sotme zjarret në qarkun e Dibrës, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të afrimit të flakëve pranë zonave të banuara.Rreth 100 forca janë angazhuar në terren dhe, falë ndërhyrjes së tyre, është bërë i mundur frenimi i përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave. Ndërkohë, për shuarjen e flakëve po vijon edhe ndërhyrja nga ajri. Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po hedhin ujë në vatrat e zjarrit, në mbështetje të forcave tokësore.Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave vijojnë punën për izolimin e plotë të vatrave dhe mbrojtjen e banesave dhe zonave të banuara.