Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik.Mësohet se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor dhe 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll të situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit të Pukës.
Në fshatin Flet, në Fushë-Arrëz, situata është vënë në kontroll, ndërsa në fshatin Dardhë situata paraqitet më problematike për shkak të bimësisë së dendur. Ministria informoi dje se është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në Njësinë Administrative Guri i Zi dhe Pobtribe, duke e kthyer këtë zonë me 3 vatra zjarri.
Bëhet e ditur se 25 trupa nga Forcave të Armatosura dhe 30 forca të tjera të pushtetit vendor kanë ndihmuar që situata në fshatin Patale në Lezhë të paraqitet e përmirësuar. Ndërsa në Mirditë, zjarri zhvillohet me intensitet të ulët. Në vatrën e zjarrit në fshatin Thirrë, ka vijuar puna në terren nga 40 trupa të Forcave të Armatosura dhe 14 nga strukturat vendore. Nga ajri po kryen ndërhyrje me helikopterin holandez.