Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në fshatin Topojan të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Flakët përfshinë një masiv pyjor me dushqe, ndërsa u përhapën me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë.

Nuk dihet nëse është ndërhyrë nga autoritetet vendore, ndërsa rasti është njoftuar edhe në policinë e Dibrës. Kjo e fundit deklaron se për dy zjarrvënie të tjera ka vënë para ligjit dy persona.

Pasi është njoftuar për një zjarr në një masiv pyjor në fshatin Dovalan në Dibër dhe një tjetër zjarr në fshatin Miresh në Bulqizë, shërbimet e Policisë,  në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike me erë të fortë, fikjen e zjarrit e kanë mundësuar pas disa orësh pune.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: F.T, 54 vjeç, banues në fshatin Dovalan, Dibër dhe K.M, 60 vjeç, banues në fshatin Miresh, Bulqizë. Sipas policisë, këta shtetas, kanë ndezur zjarr për djegien e barishteve në tokat e tyre, ku për shkak të erës që fryente, zjarret kanë dalë nga kontrolli dhe për pasojë u dëmtuan dy sipërfaqe toke me bimësi