ZJARR NË MALIN E CERUJËS NË KLOS, IZOLOHEN VATRAT E ZJARRIT NË NJËSINË ULËZ

ZJARR NË MALIN E CERUJËS NË KLOS, IZOLOHEN VATRAT E ZJARRIT NË NJËSINË ULËZ

Një vatër e madhe zjarri po djeg prej ditësh masivin pyjor të malit të Cerujës në Bashkinë e Klosit. Flakët kanë përshkuar e djegur deri tani disa hektar, ndërsa favorizohen nga era e fortë dhe thatësira. Forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë Klos vijojnë në terren luftën me flakët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit e cila kërcënon malin e Balgjajt, një nga masivet pyjore më të mira të zonës. Nga ana tjetër një vatër zjarri është aktivizuar paraditen e së enjtes në lagjen "Kuleni" në fshatin Kurdari të Bashkisë Klos. Për shkak të erës së fortë flakët u përhapën me shpejtësi ku dhe rrezikuan banesa. Pas disa orësh lufte me flakët zjarrfikësit arritën ta vendosnin në kontroll të plotë dhe të shmangnin djegjen e banesave. Ndërkohë në fshatrat e Ulzës vatrat e zjarrit janë izoluar teksa po mbahen nën mbikqyrje nga autoritetet vendore për shkak se rreziku i riaktivizimit mbetet për arsye të trungjeve të thata që kanë mbetur brenda vatrave të zjarrit në Lundre, Trodhën e Madhesh.