Zjarr në fshatin Peladhi të Bulqizës, ndërhyn zjarrfikësja

Zjarr në fshatin Peladhi të Bulqizës, ndërhyn zjarrfikësja

Zjarr në fshatin Peladhi të Bulqizës, ndërhyn zjarrfikësja Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të mërkurë në fshatin Peladhi të Bulqizës, duke vënë në rrezik edhe disa banesa. Zjarri u shfaq në një sipërfaqe toke dhe pyjore në fshatin Peladhi, në Bashkinë Bulqizë. Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Pas njoftimit të bërë nga qytetarë të rastësishëm, në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Bulqizës, ato të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës. Pas shumë përpjekjesh forcat e pranishme arritën të izolojnë vatrën e zjarrit dhe të parandalojnë përhapjen e tij drejt banesave. Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shmangën dëme më të mëdha. Puna për shuarjen e plotë të vatrave dhe monitorimin e zonës vijon, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, teksa në vendin e ngjarjes mbërriti edhe grupi hetimor nga Komisariati i Policisë së Bulqizës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, pasi të gjithë ata që ndezin zjarr me apo pa dashje do të përballen me dispozitat ligjore në fuqi.