Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit, në vendngjarje Shërbimi Zjarrfikës, Shërbimi Pyjor etj
Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme mbi fshatin Muzhakë të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me dushqe dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësi së thatë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mat, Shërbimit Pyjor e banorë të zonës.