Si çdo vit tjetër në qytetin e Peshkopisë është zhvilluar këtë fundjavë panairi agro-bujqësor “Festa e të vjelave”, ku marrin pjesë fermerë nga e gjithë bashkia e Dibrës por jo vetëm. Qëllimi i këtij panairi mbetet promovimi i prodhimeve agro-bujqësore të zonës. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu tha se duhet një bashkëpunim i të gjithë aktorëve për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve. Sipas tij, Bashkia do të jetë pranë fermerëve me përmirësimin e infrastrukturës që do t’ju mundësojë atyre transport më të lehtë dhe pa kosto të shtuar të prodhimeve bujqësore.
Fermerët u paraqitën në këtë panair me prodhime të ndryshme që nga ato të frutikulturës e deri tek gatimet tradicionale, por nuk munguan as produktet artizanale të cilat punohen me mjeshtëri nga banorë të ndryshme të Dibrës. Fermerët e Dibrës kërkojnë më shumë mbështetje si një treg dhe ambjente frigoriferike për të ruajtur prodhimet e tyre.
Panairi agro-bujqësor i paraprin festivalit të përvitshëm kombëtar “Oda Dibrane”.