Këshilli Bashkiak Mat, zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës të tij për muajin Tetor. Në rendin e ditës, ishin parashikuar këto pika:
Pas miratimit në parim të rendit të ditës së mbledhjes së sotme, këshilli nisi shqyrtimin një e nga një. Pasi u dëgjuan përfaqësuesit e zyrës përkatëse, këshilltarët miratuan unanimisht pikën e parë, projekt-vendimin për dhënien e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin e radhës. Në pikën e dytë, këshilltarët diskutuan projekt-vendimin për dhënie statusi të pastrehë disa familjeve në Bashkinë Mat. në pikën e dytë këshilltarët diskutuan listën e paraqitur për dhënie statusi të pastrehë disa familjeve në Bashkinë Mat. në këtë pikë, këshilltarët kërkuan më shumë informacion dhe pas diskutimeve u miratua me votat e nevojshme.
Në pikën e tretë, këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje diskutuan dhe miratuan ndihmë financiare për fëmijët e familjeve në nevojë që nuk kanë shkollë të arsimit të detyrueshëm afër zonës së banimit.
Në pikën e katërt, këshilli u njoh me raportin e monitorimit të buxhetit të Bashkisë Mat për 8 mujorin e vitit 2023. Tek pika e të ndryshmeve u shqyrtuan kërkesat e qytetarëve.