ZHVILLOHET DËGJESA E RADHËS PËR REFORMËN TERRITORIALE. EDHE BANORËT E SUÇIT TË NDARË NË LIDHJE ME SHKRIRJEN E BASHKISË KLOS
Edhe banorët e Njësisë Administrative Suç në Bashkinë Klos, ashtu si ato të Gurrës ishin të ndarë në lidhje me reformën administrative-territoriale që parashikon bashkimin me Matin. Në dëgjesën e zhvilluar pasditen e të mërkurës një pjesë e banorëve deklaruan ishin pro bashkimit me Matin duke argumentuar se bëhet një bashki më e fortë dhe më efiçente në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë, të tjerë banorë thanë se bashkimi me Matin rrit territorin për administrim dhe se shërbimet largohen nga qytetarët, duke shprehur mendimin kundër reformës që parashikon shkrirjen e Klosit si njësi e vetëqeverisjes vendore. Dëgjesa e fundit publike nga këshilli Bashkiak do të bahet me banorët e Njësisë Administrative Klos.