Reshjet e shirave të rëna gjatë stinës së verës kanë qenë thuajse të papërfillshme për të mbajtur me ujë në nivel të lartë basenin e liqenit të ulzës. Pamjet që shihni tregojnë fundit e ujit të liqenit dhe ndodhet në fshatin Bushkash. Edhe qyteza e Ulzës i është larguar ujit ku duket diferenca e nivelit të thatësirës në bregun liqenor poshtë banesave.

Ndërkohë, shtrati i liqenit në Ndrelalaj është kthyer në fushë pasi prej shumë javësh qëndron i thatë si pasojë e rënies së ndjeshme të prurjeve dhe përdorimit për energji nga Hidrocentrali që menaxhohet nga KURUM.

Ndërkohë, në fshatin Urakë dallohet vetëm rrjedha e lumit Mat, rrjedhë e cila edhe ajo ka shumë pak ujë. Ndërkohë, ndryshe nga pjesa tjetër në fshatin Ndrelalaj, në zonën e Urakës dhe Rrethe-Bazit duket bimësia me Shelg që e ka gjelbëruar gjithë hapsirën.

Rënia e nivelit të ujit në liqenin e Ulzës pritet të ketë impakt edhe në gjallesat ujore për shkak të temperaturave të larta. Ekspertët e peshkimit thonë se sa më i ulët të jetë niveli, aq më e lartë është temperatura e ujit, gjë e cila ndikon negativisht tek gjallesat ujore kryesisht peshqit që rriten në këtë basen ujor.