Zgjedhjet e 30 qershorit nxorën shpenzimet buxhetore nga frenat, defiçiti në arkën e shtetit eshte mbi 6 miliardë lekë. Treguesit kryesorë të buxhetit për periudhën 7-mujore paraqiten të zhbalancuara për arsye se, shpenzimet u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat.
Por, shpenzimet për investime u përkeqësuan në raport me një vit më parë dhe arka e shtetit rezulton me deficit mbi 6 miliardë lekë, teksa në janar-korrik 2018 ishte suficitare mbi 2.4 miliardë lekë. Ne nje artikull te Monitor ku i referohet te dhënave nga ministria e Financave, shpenzimet buxhetore u rriten me 7% në periudhën 7 mujore. Këto ritme ishim më të larta se ritmi i rritjes të ardhurave me 3.8 për qind, duke ndikuar në zgjerimin e deficitit buxhetor ne terma vjetorë, që u ndikuan nga zgjedhjet vendore.
Pushteti vendor shpenzoi mbi 34.8 miliardë lekë në këtë periudhë nga 30.4 vitin e kaluar. Rritje u evidentua edhe në shpenzimet për mbrojtjen sociale me 6%, ku pjesa e madhe ka shkuar për mbulimin e deficitit të skemës së pensioneve. Qeveria shpenzoi këtë vit 4.2 miliardë lekë ose 6 % më shume se vitin e kaluar nga taksat e shqiptarëve për të paguar pensionet që nuk u mbuluan dot nga të ardhurat e sigurimeve.
Por teksa shihet se shpenzimet në total janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në raport me ecurinë e katër viteve të fundit shihet se, shpenzimet për investime që sjellin edhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend janë zëri i vetëm që kanë pësuar rënie. Gjatë 7 mujorit për investimet kapitale u alokuan 33.8 miliardë lekë ose 1.76 miliardë lekë më pak se një vit më parë. Rënia e shpenzimeve në këtë zë ishte 5%.