Anëtarët e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë kanë zgjedhur të dielën kryetarin e kësaj force politike të iniciuar nga Komisioni i Rithemelimit. Në Qarkun Dibër që prej orës 8:00 të mëngjesit të së dielës e deri në orën 20:00 anëtarësia ka votuar në katër qendra votimi, respektivisht nga një qendër për çdo bashki.
Sipas të dhënave syrtare të nxjerra nga komisionet e qendrave të votimit në këtë proces morën pjesë në votime në të gjithë qarkun 2181 anëtarë nga ku, kandidati Sali Berisha ka marrë 2014 vota, kandidati Ibsen Elezi 141 vota dhe 26 vota rezultuan të pavlefshme.
Në Bulqizë votuan 456 anëtarë ku 431 vota rezultuan për kandidatin Sali Berisha, 17 për kandidatin Ibsen Elezi dhe 8 vota të pavlefshme. Në Dibër kanë votuar 754 votues, 664 vota rezultuan për kandidatin Sali Berisha, 84 vota për kandidatin Ibsen Elezi dhe 6 vota të pavlefshme. Në Bashkinë Mat kanë votuar 526 anëtarë, ku 490 vota i mori kandidati Sali Berisha, 31 vota kandidati Ibsen Elezi dhe 5 vota të pavlefshme. Në Bashkinë Klos votuan 445 anëtarë dhe pas numërimit 429 vota rezultuan për kandidatin Sali Berisha, 9 vota për kandidatin Ibsen Elezi dhe 7 vota të pavlefshme. I gjithë procesi u kalua pa incidente.