Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar numrin e mandateve për deputetë që do të dalin për çdo qark në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025.
Komisioni Rregullator pranë KQZ ka marrë në shqyrtim projekt-vendimin për përcaktimin e kufijve dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor për zgjedhjet e kuvendit të vitit 2025, ku dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme.
Qarku i Dibrës nuk preket. Ai do të vijojë të ketë 5 mandate deputeti, për të cilat do të garojnë të gjitha forcat politike si dhe kandidatët e pavarur.
Kështu i vetmi qark që preket në këto zgjedhja nga numri i mandateve të deputetëve që do ta përfaqësojnë është ai i Korçës ku nga 11 mandate, do të ketë 10 mandate. Mandati që i hiqet Korçës i është shtuar Tiranës, e cila do të ketë 37 ulëse në Kuvendin e Shqipërisë për mandatin 2025 – 2029.
Një tjetër vendim i Komisionit Rregullator është edhe shtimi i KZAZ-ve, ku në bashkitë me mbi 80 mijë qytetarë me të drejtë vote do të ketë më shumë se një KZAZ.
Ajo që nuk është përcaktuar deri tani, mbeten votuesit që rezultojnë se jetojnë jashtë vendit dhe nëse do të ketë përpilim të listave për t’i hequr ato nga qendrat e votimit në vendlindjet e tyre.