UKD dëgjesë për rritjen e çmimeve, qytetarët kundër
Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Dibër zhvilloi këtë të Mërkurë një dëgjesë publike me qytetarët e Bashkisë Mat në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura. Përfaqësuesit e UKD e argumentuan kërkesën për rritjen e çmimit të ujit të pishëm, kanalizmeve të ujërave të ndotura dhe tarifën fikse të shërbimit, me rritjen e cilësisë së ujit apo investimet që pritet të bëhen. Qytetarët shtruan ankesat e tyre ndaj institucionit dhe u shprehën kundër kërkesës për rritjen e çmimeve. Po ashtu, pejsmarrës në këtë dëgjesë ishin edhe anëtarë të këshillit bashkiak Mat. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Dibër ka kërkuar që tarifa për abonentët familjarë e ujit të pijshëm të shkojë nga 23 lekë/metërkub në 40 lekë për metërkub. Tarifa për shërbimin e kanalizimit të ujërave të ndotura nga 2 lekë/metërkub në 15/lekë për metër kub dhe tarifa fikse nga 67 lekë në 150 lekë. Po ashtu, për abonentët publik që janë institucionet shtetërore tarifa e ujit të pijshëm propozohet të shkojë nga 60 ne 80 lekë / metërkub, kanalizimi nga 4 në 30 lekë / metërkub dhe tarifa e shërbimit fikse nga 150 në 300 lekë për kontratë. Edhe për abonentët privatë kërkohet që tarifat të jenë njëjtë si institucionet publike. Pas kësaj dëgjese, propozimi i UKD pritet të kalojë në Këshillin e Bashkisë Mat, ku ky i fundit do të japë propozimin e tij.