Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 mars 2022.

Ndërkohë që sot, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u mbajt shorti që përcaktonte renditjen në fletën e votimit, të partive dhe koalicioneve që konkurrojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shorti ka qenë specifik për çdo bashki. Në Shkodër shorti nxori 1-Partia Socialiste 2-Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ dhe 3-Partia Demokratike.

Në Bashkinë Durrës, do të shënohet: 1-Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, 2-Partia Socialiste, 3-Partia Demokratike.

Në Bashkinë Vorë do të shënohet: 1-Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, 2-Partia Socialiste 3-Partia Demokratike.

Në Rrogozhinë renditje në fletët e votimit do të jetë: 1-Partia Demokratike, 2-Partia Socialiste, 3-Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’.

Ndërkohë në bashkinë Lushnje do të shënohet: 1-Partia Socialiste, 2-Partia Demokratike, 3-Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë”.

Në Bashkinë Dibër, ndërkohë, në fletët e votimit do të shënohet:  1-Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, 2-Partia Demokratike, 3-Partia Socialiste, 4-Lëvizja e re. Kjo bashki është e vetmja që ka një parti të katërt që konkurron, Lëvizja e Re e drejtuar nga Arian Galdini.