Kryetari i PDK Nard Ndoka akuzojë ditën e sotme deputetin Xhelal Mziu se mandatin e tij të deputetit e ka blerë me para.

Kësaj akuze i është kundërpërgjigjur Mziu i cili ka vendosur ta cojë në gjyq për shpifje.

Statusi i Mziut në facebook

Tregtari i partive, Nard filozof Ndoka, paska lëshuar sot një nga ato bëmat e tij filozofike duke më akuzuar mua për një gjë që e ka bërë vet prej 30 vitesh.

Nardi, është mësuar të shesë e të blejë partinë dhe tani që është katandisur me 200 vota në Shkodër (unë në Dibër realizova fitoren e 9, nga 9 beteja si drejtues politik), ka filluar të lëshojë diarenë e tij shpifëse në media e rrjete sociale.

Nardi, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij, partinë dhe normalisht kjo është e vetmja mënyrë që njeh të bëjë politikë. Shit parti, blej ministri, blej parti e shit dinjitetin e tij. Duke u shitur e duke u blerë, herë shkonte te majta e herë tek e djathta.
Tani që ka mbetur thjeshtë një gaztor në “birucën e matrapazit”, e ka lëshuar vetën saqë gafat e tij i beson si shprehje filozofike.

Në fakt me gaztorin e së keqes nuk vlen as të harxhosh rreshta në Facebook, e keqja është e shkuara në këtë vend.

Me filozof Nardin, do të përballem në gjykatë duke e paditur për shpifje.