Vrasja në Buqizë/ Akoma i paqartë shkaku… Kohë më parë ishte dërguar për vizitë në spitalin psiqiatrik

Share

Edhe pse kane kaluar më shumë se 24 orë akoma nuk ka asnje detajë qe ka çuar ne aktin e rëndë të vrasjes 23 vjeçarin Fatjon Keta. Burime spitalore bëjnë më dijëe se autori i dyshuar i ketij krimi ishte dërguar para disa kohesh ne spialin psiqiatrik në Shkodër nga ku kishte dale i mendërisht i qëndrueshëm.

NGJARJA

Një sherr mes të rinjsh në Bulqizë i ka marrë jetën njërit prej tyre. 21 vjecari i identifikuar nga policia si Arlind Pasha humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti me shtetasin Fatjon Keta.

Sipas policisë ngjarja e ndodhur rreth orës 10:00 te ditës së djeshme në pedonalen e bulqizës fare pranë qëndrës së qytetit filloi për shkak të një konflikti të çastist mes autorit dhe viktimës.

Me gjithë ndihmën e dhënë nga qytetarët të cilët e transportuan të riun menjëherë në spital, Arlind Pasha nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas krimit policia e bulqizës ngriti postblloqe të shumta në rrugë dhe bëri te mundur vetem pas pak oresh arrestimin e tij.

 Mbrëmjen e se merkures ai ka dhunuar nënën dhe motrën e tij. Megjithëse këta të fundit e kanë denoncuar, policia nuk ka arritur ta ndalojë, çka mund të kishte parandaluar me këtë rast edhe vrasjen e sotme.

Read more

Local News