Të dhëna të reja janë zbuluar nga atentati me armë zjarri pasditen e sotme në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të një lokali, duke lënë të plagosur tre persona dhe të vdekur një tjetër.

Viktimë mbeti shtetasi i njohur si Erion Çela 35-vjeç, i cili ishte pronar i një tabakinoje. 35-vjeçari me origjinë nga Dibra dhe gruaja e tij, do të behëshin prindërit e një vajze.

Pre e plumbave ra edhe vëllai i viktimë, 28-vjeçari Blerim Çela, i cili mori një plumb në këmbën e djathtë dhe lëndiume në pjesën e fytyrës.

Të plagosur mbetën edhe shtetasit Arben Dani, 46-vjeç dajë i viktimës, gjithashtu edhe 19-vjeçari Azbi Selimaj me shërbim kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Sipas të dhënave të Policisë, autorët e ngjarjes pasi kanë qëlluar me armnë zjarri, janë larguar me një automjet tipo ‘Mercedes-Benz’ në drejtim të Laprakës.