Kryengritja mbarëpopullore matjane e 31 Korrikut të vitit 1943 është ndër ngjarjet më të rëndësishme historike të krahinës së Matit. Këtë vit kjo datë është jubilare në 80 vjetorin e kësaj kryengritjeje që pasoi me një rezistencë të madhe të popullit matjan kundër okupatorit të huaj.
Pikërisht për rëndësinë e kësaj ngjarjeje, por edhe për jubileun e saj, Bashkia e Matit ka organizuar netë festive që nga mbrëmja e djeshme.
“Festa e Miqësisë” do të shoqërojë qytetarët matjan, por jo vetëm nga data 27 Korrik deri me datë 31 Korrik.
Këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare do të ngjiten në skenën e vendosur në sheshin “Ahmet Zogu” të qytetit të Burrelit për të interpretuar hitet e tyre më të mira.
Nata e parë nisi me këngëtarët Egzona Ademi, Klint Çollaku dhe Armaldo Kllogjeri.
Festa e nisur mbreme dhe do te vazhdojë çdo natë nga ora 20:00 deri në mesnatë. Teksa çdo gjë është gati për “Festën e miqësisë”, sheshi do të jetë i hapur për të gjithë ata që duan t’i bashkohen kësaj feste në këtë jubilee të kryengritjes popullore matjane të 80 viteve më parë, kundër pushtuesve të huaj.