Stina e vjeshtës dhe luhatjet e temperaturave kanë shtuar numrin e të prekurve nga virozat stinore të paraqitur në spitalin Bashkiak Mat. Grupmosha më e prekur janë fëmijët të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave dhe virozave stinore. Mjekja pediatre pranë spitalit Bashkiak Mat, Marsida Kurti thotë se aktualisht janë 25 deri në 30 raste në 24 orë që paraqiten për vizitë në shërbimin e pediatrisë apo urgjencën e spitalit. Sipas Kurtit, kjo është situatë normale për periudhën në të cilën ndodhemi. Mjekja pediatre, Marsida Kurti ju bën apel prindërve që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre nëse preken nga virozat stinore
Nga ana tjetër, mjekja pediatre Marsida Kurti thotë se simptomat e gripit stinor janë të ngjashme me variantin e fundit të Covid-19, ndaj dhe duhet bërë kujdes për të bërë diferencën nëse një fëmijë është i prekur nga virozat e stinës apo nga koronavirusi.
Pjesa më e madhe e fëmijëve që paraqiten për virozat e stinës, marrin mjekimin tek mjeku specialist dhe trajtohen në kushte shtëpie.