Vijon puna në kanalin vaditës të Klosit, Salaj: po punohet me të gjitha kapacitetet

Vijon puna në kanalin vaditës të Klosit, Salaj: po punohet me të gjitha kapacitetet

Kanali vaditës i Klosit, që mban nën ujë gjithë luginën e Matit me vaditje, nuk është ende gati. Për shkak të vonesave në tenderimin e zërit të punimeve që duhen bërë për këtë vepër vaditëse, puna ka nisur tani. Firma, e cila ka fituar zbatimin e projektit për të bërë të mundur pastrimin e kanalit dhe riparimin e dëmtimeve të pësuara gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit, ka nisur punën në terren. Puna është ndarë në katër lote ku po punohet njëkohësisht. Përfaqësues i firmës zbatuese të projektit, Basir Salaj tha se kompania ka vendosur të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion për të vënë në funksion të plotë këtë vepër vaditëse sa më shpejt të jetë e mundur. Kanali i Klosit është vepra më e madhe vaditëse në Mat, pasi përfshin për vaditje qindra hektarë tokë bujqësore nga qyteti i Klosit e deri në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat.