Situata e bllokimit të qarkullimit të automjeteve tek Shkalla e Tujanit në afërsi të Tiranës është bërë e mërzitshme për të gjithë qytetarët që zgjedhin të përdorin rrugën e Arbrit në drejtim të kryeqytetit apo të Qarkut Dibër.
Nga e hëna në të premte, qindra udhëtarë bllokohen në këtë segment rrugor si pasojë e punimeve që kryhen nga firma e cila po zbaton projektin e skarpatave. Ajo që mbetet më shqetësuese është se për bllokimin e rrugës nuk bëhet asnjë njoftim si dhe nuk lihet orar që drejtuesit e mjeteve të jenë të përgatitur.
E ndërsa punimet vazhdojnë me mjete të rënda apo punëtor të cilët rrijnë varur në shkëmb, askush nuk e din se kur do të përfundojë puna për këtë pjesë të mbetur në skarpatën e rrugës së Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Madje gjatë punës, punojnë mjete njëkohësisht si në shpatin e malit ashtu edhe në rrugë ku largojnë inertet, duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të këtyre mjeteve.
Effect… duke punuar
Qytetarët shpresojnë që të mos ketë kantier tjetër që do të hapet pas përfundimit të kësaj pjese, pasi me nisjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, situata rëndohet.