Një aksident i rënë është shënuar një ditë më parë në qytetin e Peshkopisë, ku fatmirësisht nuk ka patur viktima.
Në median online ka qarkulluar videoja e këtij aksidenti ku një një automjet ka përplasur një këmbësor në mes të rrugës.
Nga pamjet e një kamere sigurie të një biznesi duket një mjet tip “Benz”, që nuk ndalon teksa para ka këmbësorë, por vijon lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur një prej tyre.
Mësohet se i lënduari nuk ka marrë dëmtime serioze. Siç shihet dhe në video, menjëherë pas përplasjes, këmbësori ngrihet dhe përqafon një qytetar, i cili afrohet t’i japë ndihmë me duar në kokë.
Ndonëse shkaktoi aksidentin i cili mund edhe të kishte rezultuar fatal për këmbësorin, drejtuesi i automjetit as që zbret nga makina për t’i dhënë ndihmën e parë apo për ta transportuar në spital.
Qytetarët e tjerë që ndodheshin aty rrotull i kanë ardhur në ndihmë këmbësorit, ndërsa siç duket nga videoja kanë kritikuar shoferin e benzit.