Një video e cila ka trazuar shumë opinionin publik është publikuar sot nga Abc News. Bëhet fjalë për videon ku gazetari Artan Hoxha thotë bëhet fjalë për Lefter Allën teksa konsumon kokainë.
Për këtë video ka reaguar edhe kryetari i PS Mat Hasan Pasha.
Pasha ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e videos.
Reagimi në facebook i Pashës
Pse t’i besojmë?
-“Videon origjinale nuk e kemi, por është filmuar me celular mbi ekranin e një kompjuteri”, thanë autorët e videos.
-Ka 6 muaj që “lajmi” që u servir sonte ka mbërritur deri në Bulqizë. Pse u mbajt kaq gjatë ?
Aurorët e vidoes kanë detyrim ligjor të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë videon origjinale, të tregojnë lokalin ku është realizuar ajo dhe kohën kur u ka rënë në dorë !