Dibër, arrestohen skifterat e baanesave

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shumbati ”

Zbardhet në kohë rekord vjedhja me armë e një shume parash në një banesë.

Pas disa orë ndjekjeje dhe mbajtje nën rrethim, bien në prangat e Policisë tre nga autorët kryesorë.

Shpallet në kërkim edhe nje autor t tjer i ngjarjes.

Policia e Dibrës pas marrjes së informacionit se disa persona , nën kërcënimin e armës ishin futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë dhe nën kërcënimin e armës kishin marrë një shumë parash , menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim dhe me agjentët e Hetimit të Krimit në DVP,kanë rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijur ndjekjen dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën rrethim është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :

M.M, 26 vjeç, D.M, 26 vjeç, banues në Kukës dhe shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër .

F.H, 20 vjeç, banues në Kukës, ka mundur të largohet duke marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura, i cili eshte shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H, shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një
automjet tip ‘Opel’.

Vijon krehja e zonës për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe të gjetjes së armës që dyshohet se autorët e kanë hedhur porsa kanë parë që ndiqeshin nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i përdorur nga autorët.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.