Grabitje në Bankë në Komunën e Parisit: Autori i Maskuar Largophet pas Sulmit të Armatosur
Një ngjarje e rëndë grabitjeje ka tronditur sot zonën e Komunës së Parisit, ku një bankë e nivelit të dytë u bë objekt i një sulmi të armatosur.
Sipas informacioneve të para, autori, i maskuar, ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen, duke u larguar menjëherë pas saj.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Forcat e rendit po punojnë intesivisht për identifikimin dhe lokalizimin e autorit, duke ndjekur të gjitha pistat e mundshme.