Dhjetra mjete të tonazhit të rëndë të cilët trasportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit. Sipas drejtuesve të mjeteve shkak i bllokimit sipas tyre është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 ton për aks. Por ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime pasi sipas tyre lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit.Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet. Kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë kanë probleme me qarkullimin pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh.