“Viçishti i poshtëm” fshati që ka mbetur me 11 banorë
Tkurrja e popullsisë vijon të prekë fshatrat në zonën e Bulqizës. Fshati Viçisht i Poshtëm, dikur kishte mbi 100 banorë, ndërsa sot numërohen vetëm 11. 90% e banorëve janë larguar, ndërsa ata që kanë mbetur ende aty janë të moshës së tretë. Ylli Tola tregon se dikur në këtë fshat mbillej çdo kulturë bujqësore dhe prodhimi ishte shumë i lart. Sot sipas tij tokat kanë mbetur djerr për shkak të largimit masiv të banorëve. për këtë Tola fajëson shtetin i cili sipas tij nuk ka qenë kurrë në mbështetje të fermerëve. Besnik Markja thotë se fshati po bëhet i shkretë pasi banorët e fundit janë mosha e tretë duke qenë se rinia është larguar e gjitha. 11 banorët e mbetur në këtë fshat sipas Markjas mundohen të mbijetojnë me bujqësi, por e kanë të vështirë për shkak të mungesës së ujit vaditës. Ashtu si fshati “Viçisht i poshtëm” ka dhe shumë fshatra të tjerë në Bulqizë ku numri popullsisë është tkurrur në mënyrë drastike si pasojë e largimit masiv.