Rreth 90% e sinjalistikës horizontale tashmë është plotësuar në qytetin e Burrelit, ndërsa sinjalistika vertikale është plotësuar e gjitha. Por ndonëse qytetarët më parë ankoheshin për mungesë të sinjalistikës, tashmë është e kundërta, sinjalistika është por shumë pak respektohet.
Nga një vëzhgim i bërë këtë të mërkurë, rezultoi se shumë drejtues automjetesh nuk respektojnë sinjalistikën vertikale në ato rrugë ku kalimi bëhet me një sens lëvizjeje apo rrethrrotullimet e vijëzuara tek kryqëzimi i turizmit dhe para muzeut historik Mat.
Po ashtu, të njëjtën problematikën kanë edhe këmbësorët, të cilët shumë pak përdorin vijat e bardha për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetër.
Një tjetër problematikë vihet re me dukshmërinë e tabelave vertikale informuese dhe detyruese për përdoruesit e rrugës. Në shumë rrugë të qytetit të Burrelit, këto tabela janë mes pemëve gjelbëruese, duke qenë i pamundur identifikimi nga drejtuesit e mjeteve.
Një tjetër problem mbetet edhe kontrolli nga organet kopetente për të parë nëse respektohet apo jo sinjalistika në qytetin e Burrelit.