Matjanet nuk kane mundur te marrin asnje pike ne takimin e kesaj te shtune ne ndeshjen e radhes me Ilirine e Fushe Krujes. Kane qene vendasit te cilet kane fituar minimalisht takimin dhe kane siguruar automatikisht mbijetesen. Matjanet pretendonin te mos dilnin pa pike nga kjo ndeshje por nuk kane arritur te bejne asgje, duke ju dorezuar golit te vendasve.
Tashme gara ka hyre ne fazen kritike dhe Burrelit i duhet patjeter nje fitore, te cilen me gjase synon ta marre ne ndeshjen e vetme qe do te luaje ne shtepi per kete pjese te mbetur, ndaj Vores.