Jo vetëm fermerët por edhe ata që punojnë kundrejt pagesës tokat e tyre me mjete aggregate janë në vështirësi ekonomike. Një ndër ta është edhe Hysen Muriqi nga Klosi. Prej 20 vitesh ai punon me mjetin e tij shumë toka bujqësore, por çdo vit thotë ai, puna është vështirësuar, jo vetëm për fermerët, por edhe për vetë atë. Hyseni tregon se çmimi i lartë i naftës jo vetëm ka rritur koston për bujqit, por edhe kostot e tija. Duke qenë se prej dy dekadash ka punuar me fermerët e Klosit, Hyseni shprehet se nuk mund tju thotë jo edhe në këto kohë kur çmimet janë shumë të larta, megjithëse tregon se ende nuk ka marrë pagesën e punëve të bëra vitin e kaluar. Sipas Hysenit shumë banorë kërkojnë që pagesa të bëhet me pritje pasi nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë direkt, nisur kjo edhe nga rritja e çmimit të farërave, plehrave kimike etj.

Ashtu si Hyseni ka edhe shumë zetorist të tjerë të cilët nuk e marrin tek të gjithë fermerët pagesën e punës direkt, por duhet të presin ndoshta me vite.