Një ndër zonat më të ndotura në luginën e Shkopetit veç pikave ku ndodhen lokalet, është kjo tek burimi në vendin e quajtur “Vabli”. Shumë kalimtarë në këtë rrugë ndalen pikërisht pranë këtij burimi, për tu freskuar apo për të pushuar. Hedhja e mbeturinave aty prej tyre ishte kthyer në një problem të madh për mjedisin, jo vetëm për impaktin visual negativ që krijonte, por edhe për ndotjen e madhe. Tashmë aty është vendosur një kontenier për tju dhënë mundësinë të gjithë atyre që ndolohen t’i hedhin mbeturinat në të. Por vendosja e tij siduket nuk i ka ndërgjegjësuar qytetarët që ndalen, pasi kontenieri është pothuajse i boshatisur, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen poshtë rrugës. Lugina e Shkopetit i është nënshtruar disa herë aksionev për pastrimin e mbeturinave, kjo edhe në kuadër të nismës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për pasjen e një mjedisi të pastër në shërbim të turizmit.