Pas vendimit të marrë nga presidenti amerikan Donald Trump për të ndaluar financimet për OBSH-në, në mes të pandemisë, kanë ardhur reagime të ashpra nga liderë politikë, por edhe tashmë edhe nga njerëz me influencë në fusha të ndryshme.

Kështu, bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda kanë deklaruar se vendimi i kreut të shtetit amerikan Donald Trump për të ndaluar fondet për OBSH-bnë është “kaq i rrezikshëm sa edhe tingëllon”.

“Ndalimi i fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit gjatë një krize botërore shëndetësore është po aq e rrezikshme sa tingëllon. Puna e tyre po ngadalëson përhapjen e COVID-19 dhe nëse ajo punë ndalet, asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë ato. Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, shkruan Bill Gates në Twitter.

Fondacioni Gates është një nga donatorët më të mëdhenj të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.