Vendimi i Gjykatës për Protestuesit: Dy Nën Arrest Shtëpie, të Tjerët Lirohen

Vendimi i Gjykatës për Protestuesit: Dy Nën Arrest Shtëpie, të Tjerët Lirohen

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për protestuesit e arrestuar pas tensioneve të së enjtes para Kuvendit. Për dy prej tyre, gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”.

Pas dy ndërprerjeve, ku avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjet, gjyqtarët u tërhoqën në dhomën e këshillimit për marrjen e vendimit final.

Everest Bardhi dhe Ervin Gega janë dy personat për të cilët u vendos të qëndrojnë nën arrest shtëpie, ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve pritet të lirohet.

Më herët, prokuroria pati kërkuar masën “arrest me burg” për 3 nga 21 të ndaluarit, por gjykata vendosi një masë më të butë sigurie.